Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, konfirmoi se është arrestuar në Turqi, i dyshuari për vrasje të dyfishte Ljupço Palevski – Pallço. Kreatori planifikuesi, koordinatori kryesor dhe ekzekutori i këtyre veprave është arrestuar në Turqi. Kjo ishte edhe hallka e fundit e këtij zingjiri. Me këtë përfundoi e gjitha sa i përket MPB-së… Ju e dini se dje pasdite me kërkesë të MPB-së u shpall fletarrestim ndërkombëtarë për personin L.P. me urdhër të prokurorisë, bëhet fjalë për fletarrestim që u bë publik në gjithë botën… Falënderim dua të dërgoj deri tek Turqia mike, Serbia, Bullgaria dhe tek ministrat e brendshëm të këtyre shteteve. Por edhe kolegëve të Kroacisë e cila me vetiniciativë ka kryer kontroll në territorin e saj… E jona përfundoi, ndërsa procedura e ekstradimit vazhdon në Ministrinë e Drejtësisë derisa personi të kthehet në vendin tonë dhe të del para organeve të drejtësisë”, deklaroi Spasovski në konferencë.