Grubi: Në Janar vjen kryeministri shqiptar!

Nga Akademia Solemne në ITSHKSH me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe 16 vjetorit të funksionimit të Institutit, Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, paralajmëroi se në Janar vjen Kryeministri shqiptar,

“Përfaqësuesi më i lartë edhe disa ditë, sepse do të bëjmë një përfaqësues edhe më të lartë, me kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë së RMV-së, që në muajin janar” – tha Grubi.

Lidhur me Kryeministri shqiptar, tashmë është e sigurtë se kandidati do të jetë ekskluzivisht kuadër i propozura nga BDI-ja, me cka duhet të mbyllen spekulimet për emra tjerë që kanë qarkulluar në opinion.

Gjatë spekulimeve, kanë defiluar shumë emra nga BDI-ja.

Kohë më parë gjatë nja tubimi partiak në Çair të Shkupit, Zv/Kryeministri i Parë, Artan Grubi, u përshëndet si “Kryeministër” nga ana e Degës së Çairit, por Grubi shpejt në mënyrë kategorike përgënjeshtroi këtë njoftim.

Sipas sqarimit të Grubit, Kryeministri shqiptar do të jetë personalitet që duhet t`i kalojë të gjitha filtrat brendapartiake në BDI dhe në fund “dritën jeshile” do ta jep lideri i integristëve, Ali Ahmeti.

Sipas spekulimeve të fundit, në mesin e kandidatëve për këtë funksion, e përjavshmja “Fokus” përmendi emrin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmetin, kurse spekulohet edhe për një mjek – ortoped që punon në Austri.