Ardian MUHAJ
Reagimet e zemërata që ka shkaktu braktisja dhe mosinteresimi i plotë që Bashkimi Europian ka tregu e po vazhdon të tregojë ndaj krizës së koronavurist në Itali kanë kriju edhe iluzionin se pas kësaj krize dhe pas kësaj braktisje, italianët do i thonë Bashkimit Europian, lamtumirë dhe do të dalin prej tij.
Ky iluzion ushqehet dhe e ka rrënjën tek një kryeiluzion, pra tek idea se Bashkimi Europian është një union vulllnetar dhe i realizuar me dëshirë të plotë. Bashkimi Europian nuk është aq demokratik sa mund të mendohet përsa i përket aderimit në të. Jo vetëm vendet që janë në BE janë të ngecura në rrjetën e pushtetit të Brukselit, por edhe vendet e tjera fqinje, janë të detyruara të pranojnë fuqinë gravitacionale të pushtetit të Bllokut europian.
Dikush e sheh për së largti se BE me sa duket kërkon ta shohë të gjunjëzuar Italinë. Mirëpo pyetja shtrohet pse qenka BE kundër Italisë? Asnji arsye nuk ka të pretendohet se Bashkimi Europian ka diçka kundër Italisë, apo se e diskriminon Italinë. Qëndrimi indiferent i Brukselit ndaj krizës italiane nuk ka të bëjë me Italinë dhe nuk do të ishte i ndryshëm sikur të bëhej fjalë për Holandën, Spanjën apo vetë Francën e Gjermaninë.
Qëndrimet e Brukselit varen nga vetë natyra e Bashkimit Europian. E natyra e konglomerateve të tilla të shteteve gjysëm-federaliste është e tillë që sa më i dobët të jetë shteti që është pjesë e tij, aq më i madh është pushteti që ushtron qendra.
www.kulturatv.com
Britania doli sepse ishte mjaftueshëm e fortë për t’u shkëputur nga orbita e Brukselit. Ishte e fortë ekonomikisht, kulturalisht dhe së fundmi edhe gjeopolitikisht me mbështetjen e Uashingtonit për dalje. Asnjë shtet tjetër nuk i ka kushtet e tilla e as mundësitë që të shkëputet. Çdo krizë vetëm se i zhyt edhe më thellë në BE…!