Pendarovski: Parlamentaret dhe presidenciale me një datë, ja kur do të vendosi se a do të rikandidohem

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski theksoi se pret që të ketë pajtim mes pushtetit dhe opozitës që zgjedhjet presidneciale dhe ato parlamentare të mbahen në të njëjtën periudhë kohore.

“Mendoj se qëndrimet e pushtetit dhe opozitës po afrohen më shumë dhe ndoshta në ditët në vijim do të kemi njoftim zyrtar se është arritur marrëveshje që zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të mbahen në të njëjtën periudhë kohore”, theksoi Pendarovski, duke u përgjigjur pyetjes nëse qeveria dhe opozita do të arrijnë një marrëveshje për datën dhe nëse sipas tij zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen së bashku apo të ndara.

Lidhur me kandidimin e tij për mandatin e dytë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, Pendarovski tha se është herët për të thënë diçka për këtë dhe se për këtë do të mendojë pas Vitit të Ri.(INA)