Pendarovski: Në Samitin e dhjetorit nuk do të ketë vendim pozitiv për RMV

Epilogu i Samitit të dhjetorit është i qartë se si do të jetë me faktin se parakushtin e kemi në kornizën negociuese evropiane, nuk mund ta përmbushim, kjo është e dukshme. Ndërkohë, për fat të keq, për shkak të qëndrimit të ngurtë të opozitës, asgjë nuk ka ndryshuar në atë drejtim. Dhe është e qartë se në Samitin e dhjetorit nuk mund të ketë vendim pozitiv për ne, përcjell Nistori.

Samiti i sivjetshëm titullohet “Qytetet e fuqishme, gjithëpërfshirëse dhe të kujdesshme: Sigurimi i demokracisë dhe zhvillimit për brezat që do të vijnë” dhe në të marrin pjesë mbi njëqind kryetarë komunash, si dhe një numër i madh përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare.

Nëpërmjet debateve të strukturuara plenare, pjesëmarrësit e Samitit kanë mundësinë të diskutojnë tema që lidhen me çështje urgjente globale në qytete, si dhe tema nga fusha të shumta ku do të zbatoheshin përvojat e tyre pozitive dhe mundësitë e rrjetëzimit për liderët e qytetit.

“Harmonizimi i nevojave dhe interesave të ndryshme të mijëra, madje edhe miliona banorëve është masa e vërtetë e suksesit të autoriteteve të qytetit. Kjo arrihet më së miri duke rivendosur të mirën e përbashkët dhe interesin publik në ndërgjegjen e qytetarëve dhe në jetën e qytetit. Natyrisht, kjo vlen edhe për Shkupin.

Lajmi i mirë është se përqendrimi i njerëzve dhe institucioneve, përveçse shkaktar i problemeve, mund të jetë edhe bazë për zgjidhjen e tyre. Këtu, në një vend, kemi elementet e suksesit, njerëzit, dijen dhe kapitalin. Përveç politikës, Shkupi është edhe qendër arsimore, ekonomike, investuese dhe inovative. 60% e institucioneve arsimore në RMV janë në qytet. Tre zonat më të avancuara të zhvillimit teknologjiko-industrial në vend gravitojnë rreth Shkupit”, tha Pendarovski gjatë fjalimit të tij.

Pendarovski shtoi se qytetarët kanë të drejtë të dinë se për çfarë shpenzohen paratë e tyre tatimore, por kanë edhe detyrimin të marrin pjesë në krijimin e politikave dhe në marrjen e vendimeve. Dhe kjo arrihet me aktivizmin, me ndërgjegjësimin publik dhe mentalitetin urban, duke u kujdesur për interesin publik.