Qeveria e miratoi Projektin urbanistik për ndërtime të interesit strategjik të Korridorit rrugor 10D

Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për miratim të Projektit urbanistik për ndërtime të interesit strategjik për ndërtimin e Korridorit rrugor 10d, aksi i autostradës Prilep – Manastir dhe solli Vendim për miratim të këtij Projekti urbanistik.

Lëndë e projektit në këtë fazë, sipas propozuesit, Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve, është pjesë e trasesë së autostradës Prilep – Manastir në gjatësi prej 29 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e Aksit të autostradës Prilep – Manastir është rreth 40 km. Pjesa tjetër e trasesë do të jetë lëndë e projekteve urbanistike shtesë, kumtoi shërbimi qeveirtar për shtyp.