LUFTA E GAZËS,SHQETËSIM PËR BOTËN
Njerëzit janë qenie biologjike që kanë forcë të pabesueshme sidomos te vendet e zhvilluara,për ti orientuar gjërat ashtu siç u përgjegjet. Subjekt për një lufte çdo herë është një individ ose një grup individësh që posedojnë forcë shoqërore me motive dhe interesa të caktuara. Një subjekt i caktuar si udhëheqës ka ndikim te masa duke e bindur masën që e udhëheq, se fqinjët e tyre i kanë armiq latent dhe rrezik të përhershëm që duhet të shfarosen. Luftat nuk janë fenomene natyrore, ato i shkaktojnë njerëzit inteligjent që kanë fuqi shoqërore dhe politike, duke mos i marrë parasysh lidhjet shkak-pasojë për rrjedhat e ardhshme të shoqërisë. Palestinezët për Izraelin janë stereotipizuar si fundamentalist të prapambetur,terrorist,agresiv dhe destruktiv. Palestinezët janë bër objekt i urrejtjes dhe nënçmimit.Për Hebrejt ato janë të “zgjebosurit” e botës dhe burim për të gjitha të ligat. Vendet e zhvilluara e përkrahin Izraelin duke u pajtuar me deklaratën e tyre se janë “të zgjedhurit e Zotit”, nga aspekti ekonomik e përkrahin sepse posedojnë shumë pasuri dhe fuqi, duke pasur ndikim në nivel global për të gjitha çështjet. Në Kuran shpesh përmendet fjala Popujt e librit. Me këtë mendohet për Hebrejt,Krishterët dhe Muslimanët të cilët kanë libra të shpallur dhe profet,kanë prejardhje të përbashket, që janë shum të afërt “moralisht” por shum të larguar nga urrejtja. Te njerëzit ekziston ndjenja morale e lindur për emocione racionale,por lufta e shkatërron këtë ndjenjë. Horizonti në të cilën duhet të dominoj paqa nuk duhet të ketë kufij. Bota duhet të luftoj për paqën dhe ta reflektoj mirëqenien globale pa konflikte ideologjike dhe fetare. Bota ka kapacitet që Gazën ta bëj shoqëri multikulturore dhe pluraliste në bazë të drejtësisë ku të gjitha grupet etnike dhe religjioze do të ndihen krenar.Lufta rrjedhën e jetës e bën një çast të pasigurt me ndjenja të paqarta.Gjatë luftës diçka vdes brenda në shpirtin e njeriut dhe ajo që vdes është shpresa! Fëmijët në Gazë nga ana e njerëzve human duhet të trajtohen si lule të rralla dhe jo si bimë helmuese! Çdo president duhet të jetë interprent i paqës,kurse paqa duhet të jetë ideali njerzor!
-Prof.Muhamet Borova