Qeveria do të jap para shtesë për pensionistët deri në prill 2024

Të gjithë pensionistët nga kategoritë me pensione të ulta do të përfitojnë një kompensim financiar shtesë për gjashtë muaj, gjegjësisht deri më prill 2024.

Këtë e ka paralajmëruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoninë e Veriut, Fatmir Bytyqi për “Shtypin e Mëngjesit”. Sipas tij, kjo ndihmë financiare do të jetë pjesë e masave kundër krizës që pritet të shpallen javën e ardhshme nga Qeveria.

Bytyqi ka sqaruar se pakoja e re e masave do t’i mbulojë të gjithë pensionistët nga kategoritë me pensione të ulta, ato ato që janë pak më shumë se 19 mijë denarë.

“Krijuam disa kategori të pensionistëve, pensionistë nën 14.000, të cilët marrin deri në 14.000, deri në 16.000 dhe deri në 19.000 denarë. Këta do të marrin një ndihmë financiare shtesë siç negociohet nga grupi i punës. Do të marrin kompensim fiks”, tha Bytyqi.

Në kuadër të masave antikrizë, Bytyqi tha se do të sigurohen fonde si shtesë energjie për kategoritë me pensione sociale.