Drejtori i Përgjithshëm i Spitalit të Strugës,Muhamed Asani, për Struga Ekspres tregon se në këtë spital janê të gjitha pajisjet e duhura për tu mbrojtur nga koronavirusi,si për stafin mjekêsor ashtu edhe për pacientët.
“I kemi maskat me bollëk, tê gjitha mjetet dezinfektuese, veshjet e veçanta për mjekët, nuk ka nevojë për panik dhe dezinformata qê qarkullojnê nëpêr mjetet e informimit.”,u shpreh për Struga Ekspres.
Sipas Asanit, përveç pacientëve nuk do të futet nëpër repartet e spitalit asnjë person tjetêr dhe se të gjithë pacientët do tê futen me maska mbrojtëse.
Poashtu drejtori Muhamed Asani tha se përvec tre personave të prekur me koronavirus në Strugë,tre tê tjerë kanë rezultuar negativ.