Qytetarët mos të manipulohen me shifra, bëjnë thirrje ekspertët ekonomik, duke iu referuara deklarimeve të autoriteteve. Banka Popullore konfirmoi se inflacioni mesatar vjetor sivjet do të mbyllet në kuotën 9,5% ndërsa Qeveria deri më tani tha se inflacioni mesatar vjetor për 2023 do të jetë nën 6%, shkruan Alsat.
Sipas profesorit Abil Baushi, qytetarët po e heqin barrën e çmimeve të larta të kostos së jetesës, që vitin e ardhshëm do të jetë pa masa konkrete nëse vendimet qeveritare nuk kthehen në ligje për ti frenuar keqpërdorimet e bizneseve.
“Ne mund të themi çfarë të duam, por para këtyre shifrave që janë dëshmi faktike duhet patjetër të qëndrojmë se jemi në një fazë të rëndë ekonomike. Duke e plotësuar këtë edhe më shumë, Banka Federale e SHBA-së dhe Banka Qendrore e BE-së ato nuk u ngutën të deklarohen se e tejkaluan krizën ekonomike dhe i lanë disa masa ekonomike që ti marrin për me vonë. Duke rritur çmimin e kredive dhe interesave të kamatave të Bankës Qendrore, dhe mendoj se për të 7-ën herë do ta bëjë edhe Banka Popullore e vendit tonë. Me këto fakte do ta shihni kush e shtrembëron të vërtetën”, tha Abil Baush, Profesor i Ekonomisë.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore bëjnë thirrje që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat.
Sipas tyre, i tillë ishte rasti i ngrirjes së vazhdueshme të çmimeve të dhjetëra produkteve, e cila në fund po dëshmon që kjo masë nuk ka arritur efektin e parashikuar dhe proklamuar.
“Në bazë të deklaratës së Guvernatores së Bankës Popullore Anita Bezhoska, Inflacioni ka arritur në 9.5% që dëshmon për faktin se masa e ndërmarrë nuk ka sjellë efektet e pritura, ndërkaq bizneset e sidomos prodhuesit dhe tregtarët janë dëmtuar, ndërsa nga ana tjetër edhe qytetarët vazhdojnë të ngelen të pambrojtur nga inflacioni. Konsiderojmë që këto masa nuk janë adekuate për zvogëlimin e inflacionit andaj duhet të ndërmerren masa alternative dhe në të ardhmen duhet të ndërpritet praktikat e institucioneve për mos konsultimin e odave ekonomike gjatë ndërmarrjes së të njëjtave”, thonë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Përveç Bankës Popullore, paralajmërim të ngjashëm pati edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore se Maqedonia e Veriut vitin do ta mbyll me inflacion një shifror, por pak nën 10%-ishin.
Në vitin 2023, sipas Këshillit të Bankës Popullore, pritet që rritja ekonomike të ngadalësohet mesatarisht në kuotën 1.9%, ndërkohë rritja do të përshpejtohej, duke shkuar në 3% në 2024, thuhet në raportin e fundit tremujor të tyre, në kuadër të cilit janë duke përfshirë parashikimet makroekonomike të Bankës./ Alsat.mk