“Kombi shqipëtar, patriotizmi, humanizmi si vlera universale”
Rregullat patriotike, morale dhe fuqia “magjike e bamirësisë dhe e humanizmit”, mbajtja e lidhjeve familjare te kombi ynë shqiptar dhe fuqitë mendore gjeten mbështetje gjatë kohës së konfliktit të armatosur këtu në vendin tonë.
Po të shfletojmë faqet e historisë së jetës së popujve nuk ndeshemi në as një periudhë ku populli të mos ketë qenë i ushqyer me ndjenja patriotike dhe bamirësie.
Me bamirësinë populli e shpreh atë të cilën e quajme vlere, atë që e mendon se është vepër e mirë dhe si të tillë e rekomandon për parim. Këto janë dimensione kryesore të tij, por edhe ajo masë e përgjithshme mbi të cilat njeriu bazon të arriturat e tij politike, materiale dhe shpirtërore. Në historinë e popujve e në veçanti të atij shqiptar. Kurrfarë fakte tjera njerëzore nuk i kanë përcaktuar gjykimet e personave dhe grupeve më tepër se rendi i parë i karakteristikave, respektivisht se patriotizmi, bamirësia dhe humaniteti. Është detyrë kombëtare dhe etike mbi të cilën vihen edhe bazat e vlerës, moralit e të patriotizmit mbi një komb.
Filozofi Bergson thotë se morali ka dy burime. I pari është ndjenja e hapur e nevojës dhe solidaritetit, dhe burimi i dytë qëndron në rrënjosjen e thellë të ndjenjës e cila preket nga shembulli i moralit të njerëzve të mëdhenj, frymëzimi emocional i të cilëve kalon kufijtë e grupeve kulturore të caktuara. Populli shqiptar këto vlera edhe i institucionalizoi. Kjo bën që në kuadër të këtij institucionalizimi të krijohen shumë institucione të reja dhe një vetëdije e re kombëtare. Ka edhe fakte të tjera, që bëjnë për të kuptuar se ideja e patriotizmit shqiptar nuk është e kohës së re, patriotizmi ka ekzistuar edhe më herët në polisat, në mendjet dhe veprat e patriotëve, dhe mendimtarëve tanë shqiptarë.
Figura të tilla si ajo e Gjon Gazullit (1400-1465), Mikel Marubit (1453-1500) biografi të pavdekshme të Skënderbeut Marin Barleti (1450-1512) nuk janë të rastit. Forcën lëvizëse të formimit të kombit e kanë luajtur politikanët dhe intelektualët nacionalë të cilët e kanë krijuar bazën e ideologjisë nacionale. Prandaj, Hobsi duke folur për vlerat thotë se vlera e njeriut dhe e kombit paraqet çmimin më të lartë të tij. Shembulli më i freskët i sëndërtimit të vlerave të këtij lloji pa dyshim është ai i Mahatma Gandit, Muhamed Ikballit, profesor Albert Shfajcerit, dr.Martin Luter Kingut, dhe ai i humanistit më të madhë të shekullit, fitueses së çmimit Nobël për paqe në vitin 1979, shqiptares Gonxhe Bojaxhiu (Nënë Tereza).
Sipas mendimit tonë, baza e moralit të një kombi është bamirësia, për arsye se bamirësia është një themel dhe shtyllë e rregullimit të njerëzimit dhe njerëzia nuk mund të zhvishet prej saj në asnjë kohë dhe në asnjë mënyrë.Filozofi Shopenhauer këtë çëshje e ka përshkruar shumë bukur. Ai thotë: “Jeta është smira dhe dëshira”.
Kështu rregullat patriotike, morale dhe fuqia “magjike e bamirësisë dhe e humanizmit”, mbajtja e lidhjeve familjare te kombi ynë shqiptar dhe fuqitë mendore gjeten mbështetje gjatë kohës së konfliktit të armatosur këtu në vendin tonë. Duke kaluar nëpër këto kriza të rrezikshme kombëtare që prej luftës së përgjithshme të Kosovës dhe asaj këtu në Maqedonin e veriut, ekuilibri kombëtar shqiptar, ai ekonomir, moral, human, etik, fetar dhe politik, tërhoqi vëmendjen e mendimtarëve, udhëheqësve të popujve, të cilët filluan të mendojnë dhe të punojnë në drejtim të tejkalimit të situates. Edhe pse shumëçka u rrënua, humbën jetën shumë bij dhe bija tona, ajo që u vërejt ishte rikthimi kah ndjenjat shpirtërore, kombëtare e patriotike, pa të cilat u vërejt se nuk kishte shpëtim.