41 gazetarë janë vrarë në luftën që vazhdon që nga 7 tetori midis Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas. Lajmi është konfirmuar nga Reporterët pa Kufij, të cilët njoftuan se është vrarë “më shumë se një gazetar në ditë”, duke bërë thirrje për mbrojtje të shtypit.
Në një shënim, RSF saktësoi se “36 gazetarë janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza”, duke kujtuar se “një nga viktimat e fundit është Mohammad Abou Hassira, i cili u vra së bashku me shumë anëtarë të familjes së tij, në një nga sulmet nisur në qytetin e Gazës natën mes 5 dhe 6 nëntorit”.
Për më tepër, mbi 50 zyra shtypi u shkatërruan plotësisht ose pjesërisht nga sulmet izraelite, raportoi organizata. E fundit është selia e Agence France Presse, më 3 nëntor.
“Situata është urgjente, ne kërkojmë mbrojtjen e gazetarëve në Gaza dhe që gazetarët e huaj të mund të hyjnë dhe të punojnë lirisht atje”, është apeli i drejtuar nga Jonathan Dagher, kreu i zyrës së Reporterëve pa Kufij në Lindjen e Mesme.