Në spitalin e Ohrit është sjellë foshnja një vjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila pas reanimacionit është konstatuar se ka ndërruar jetë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme- sekretariati për punë të brendshme në Ohër, përcjell INA.
“Sot në ora 07:44 nga Qendra Mjekësore Ohër është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë e moshës njëvjeçare në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e sëmundjeve të mëparshme, që pas reanimacionit është konstatuar vdekja e saj, pa shenja dhune”, njofton SPB-Ohër.
Nga policia po ashtu njoftuan se me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes