Shqipëria luan ndaj Ishujve Faroe më datë 20 nëntor ndeshjen e fundit kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë në pozita të shkëlqyera për të siguruar kualifikimin për herë të dytë në një event madhor si finalet e një europiani, një kualifikim që mund të vijë madje që më datë 17 në transfertë ndaj Moldavisë ku Shqipërisë i mjafton vetëm një pikë.
Megjithatë, festa e madhe do të jetë më datë 20 nëntor në Air Albania, aty ku ashtu si në ndeshjet e fundit pritet një impiant i mbushur në kapacitetin e tij maksimal. Së fundmi, FSHF njofton tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me interesin që është maksimal për të ndjekur nga afër idhujt kuqezi.
Njoftimi i FSHF:
Nis shitja e biletave
Shqipëri Ishujt Faroe
20 nëntor, 20:45, “Air Albania”
mund t’i blini online në .
#futboll #kombetarja #shqiperia #bileta#euroqualifiers #euro2024