Ushtria izraelite me tanke, aeroplanë e dronë kryen sulme në Rripin e Gazës

Ushtria izraelitë ka kryer një sulm tjetër në Gaza, duke shënjestruar militantët e Hamasit, qendrën e tyre komanduese dhe vendet ku ishin vendosur mina-hedhësit.

Izraelitët njoftuan sot se këmbësoria e mbështetur nga aeroplanët dhe dronët kryen një sulm në Gaza, kështu duke u bërë gati për ofensivën tokësore, transmeton Telegrafi.

E ky veprim pasi liderët e BE-së kërkuan “korridore humanitare që të hapen dhe të ketë pauzë” në luftën Izrael-Hamas, duke bërë thirrje që të kenë qasje në ndihma të gjithë civilët që kanë ngecur në Gazën e rrethuar, ku sipas Kombeve të Bashkuara në atë rajon “nuk ka zonë të sigurt për strehim”. “Mbrëmjen e kaluar, forcat tokësore të IDF-së të shoqëruar nga aeroplanët dhe dronët, kryen sulme tjera duke shënjestruar Hamasin në Rripin e Gazës”, thuhet në kumtesë. “IDF-ja goditi një sërë objektesh të Hamasit, duke përfshirë edhe hapësirat ku kishin vendosur minahedhësit, qendrën komanduese si dhe depot me raketat antitank”, u tha ndër tjera.