Pasi pa ekipin e tij të shkëlqejë në stadiumin në Gjorçe Petrov përballë Makedonija GJ.P, Shpëtim Duro ishte i kënaqur nga loja dhe shpirti luftarak i futbollistëve, që pavarësisht epërsisë që krijuan që në fazën e hershme, luajtën një lojë sulmuese deri në fund, duke kërkuar edhe një gol shtesë në rrjetën kundërshtare.
Golat e shënuar nga Zguro, Mazrekaj dhe Ibraimi bënë që të marrim fitoren e tretë këtë edicion në ndeshjet në transfertë.
“Fitore shumë e rëndësishme ndaj një skuadre që është e vështirë sidomos në ndeshjet si vendas. Me sa e di unë ana nuk kanë asnjë humbje këtë edicion në fushën e tyre. Skuadra jonë doli në përqindje jashtëzakonishtë mirë, ndërsa e gjithë kjo u shoqërua me rezultatin final. Ka qenë një ndeshje shumë e mirë, bashkë me ndeshjet që zhvilluam edhe me Shkëndijën, pavarësisht disfatës, apo edhe m Sileksin, në të cilën shënuam fitore.” – u shpreh fillimisht Shpëtim Duro.
Gola debutues për Zguron dhe Mazrekajn…
“Shënuan dy futbollistët që kanë arritur këtë edicion te skuadra jonë, pra edhe Vangjel Zguro, edhe Mentor Mazrekaj. Normalisht që është shumë pozitive kjo që shënuan në kampionat, pasi ata janë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës tonë dhe e kanë ndihmuar shumë skuadrën si në ndeshjet europiane, ashtu edhe në ndeshjet në kampionat” – përfundoi deklaratën e tij, trajneri Duro, i cili nuk ka kohë shumë, pasi të mërkurën duhet përgatitur skuadrën për ndeshjen e rradhës, atë të 1/8 së finales së Kupës kundër Voska Sport, që do ta zhvillojmë në Ohër të mërkkurën.