Sot në Maqedoninë e Veriut festohet 23 tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë të vitit 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedono-Odrine (VMORO), me qëllim që të fitonte autonominë e Maqedonisë përmes një lufte revolucionare.
Pika kulmore e veprimtarisë së VMORO-s është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.
Themelet e Organizatës u hodhën më 5 nëntor 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e librashitës Ivan Haxhi Nikolov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr.Hristo Tatarçev – mjek, me origjinë nga Resnja, Dame Gruev – mësues, me origjinë nga fshati Smilevë – Manastir, Petar Pop Arsov – arsimtar, me origjinë nga fshati Bogomilë – Velesit, Ivan Haxhi Nikollov – librashitës në Selanik, lindur në Kukush, Anton Dimitrov – mësues, lindur në f. Ajvatovë – Selanik dhe Hristo Batanxhiev – mësues, me origjinë nga fshati Gumendza.
Me rastin e Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të ndahet çmimi shtetëror “23 tetori”. Çmimi ndahet për arritje afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.