Senatori amerikan paralajmëron Iranin: Nëse lufta zgjerohet, “po vjen në oborrin e shtëpisë tuaj”

Senatori amerikanm Lindsey Graham ka paralajmëruar Iranin se “nëse kjo luftë rritet, ajo do të vijë në oborrin e shtëpisë tuaj”.

Në një konferencë për shtyp në Tel Aviv, ai tha: “Nuk do të ketë dy fronte, do të ketë tre. Nëse ka një përpjekje për të çliruar Hezbollahun mbi shtetin hebre për ta shkatërruar atë, vëmendja ime do të jetë te Teherani”.

“Nëse këta pengje të pafajshëm masakrohen, unë ju kërkoj llogari, Iran, sepse mund ta ndaloni nëse dëshironi.”, shtoi ai, shkruan Sky News.

Rreth 212 pengje mbahen nga Hamasi në Gaza, sipas ushtris% izraelite.

“Ideja që kjo ndodhi pa përfshirjen iraniane është për të qeshur”, tha zoti Graham.

Senatori republikan i Karolinës së Jugut deklaroi se delegacioni i Kongresit ishte në Izrael “për t’i thënë Iranit se po ju vëzhgojmë”.

Ai tha se “që Irani të dështojë, Izraeli duhet të shkatërrojë Hamasin” dhe “Palestinezët duhet të kenë një jetë më të mirë”.

Irani është një mbështetës prej kohësh i Hamasit, si dhe një furnizues me armë dhe para për grupin militant Hezbollah në Liban.

Izraeli dhe Hezbollahu kanë shkëmbyer zjarr mbi kufirin libanez që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor./abcnews.al