Menjehere pasi Netflix transmetoi serialin e famshem Narcos, djali i Pablo Escobar dha nje interviste ne media ku tha shprehimisht:
“Fatkeqesisht babai im ishte shume me teper mizor nga sa portretizohet ne serial. Ai ka terrorizuar nje vend te tere duke vrare te pakten 3 mije vete.” Gazetari u shtang, por ky vazhdoi:
“Duhet te jesh i pergjegjshem kur tregon nje histori si kjo. Jane me mijera viktima qe meritojne respekt. Ky serial krijon nje kulture, ku te jesh narkotrafikant eshte cool.”
Ne fakt edhe une jam habitur kur e kam lexuar ate interviste. Por kjo eshte e verteta. Te jesh femija apo i afermi i nje krimineli nuk eshte faji yt. Edhe ta duash ate, nuk te ben me faj sepse eshte gjithmone gjaku apo familja jote.
Por te lartesosh kriminelin publikisht eshte perdhosje e viktimave qe ai ka lene pas dhe vrasje e tyre per here te dyte. Kaq e thjeshte eshte. Ndoshta duhet te mesojme edhe nga Narcos-et. /kulturatv.com