Në një intervistë për gazetën gjermane “Neue OZ”, ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski është pyetur për bashkëpunimin momentalë të migrimeve ilegale.
“Gjendja aktuale e kufijve tanë nuk është e krahasueshme me situatën e viteve 2015/16. Gjatë asaj periudhe, më shumë se një milion njerëz udhëtuan përmes rrugës ballkanike për në Bashkimin Evropian. Në Maqedoninë e Veriut kemi regjistruar 10,000 deri në 12,000 kalime kufitare në ditë. Sot, shifrat janë shumë më të vogla, por Maqedonia e Veriut mbetet një vend i rëndësishëm tranzit drejt vendeve anëtare të BE-së. Këtë vit kemi parandaluar 10.455 tentativa për kalime të paligjshme kufitare, shumica e të cilave kanë qenë në kufirin jugor me Greqinë, pra këtë vit po shohim një trend prej gati 50% ulje të tentativave për kalime të paligjshme krahasuar me vitin e kaluar”, tha ministri Spasovski.
Në lidhje me pyetjen nga ku arrijnë emigrantët. Spasovski tha se një pjesë e madhe të personave vijnë nga Maroku, Pakistani dhe Afganistani.
“Shumica e personave vijnë nga Maroku, Pakistani Afganistani. Kontrabanësit profesionistë i çojnë njerëzit përtej kufirit. Në Maqedoninë e Veriut, tetë muajt e parë, zbuluam 74 tentativa për të kontribuar 734 emigrantë. Ne ndjekim vazhdimisht kontrabandë dhe kemi ndjekur personalisht 68 persona për kontrabandë në tetë muajt e parë. Për shumicën e emigrantëve, Maqedonia e Veriut është vetëm një vend transit drejt Evropës Perëndimore”, tha Spasovski, duke shtuar se nierzet. pavarsisht nga origjina e tyre, duan të shkojnë në vende të sigurta me një ekonomi të qëndrueshme duke treguar si Gjermania, Austria dhe vendet skandinave”.