AKSIDENT FATAL NË RRUGËN E PLASTIKAVE, HUMB JETËN NJË FËMIJË 10 VJEÇAR
SHKUP, ARRESTOHET SHOFERI QË ME VETURË GODITI PËR VDEKJE NJË FËMIJË
HUMB JETËN KËMBËSORI AFËR VELESHTËS
TETOVË: KËMBËSORI HUMBI JETËN NGA GODITJA ME VETURË NË VIZËBARDHA
Këto janë vetëm disa nga titujt që muajve të fundit kemi lexuar, e që thuajse janë bërë përditshmëri nëpër rrugët e vendit tonë.
Një rast i tillë ndodhi disa ditë më herët në rrugën e plastikave me pasoja fatale për një 9 vjeçar. Por sa raste të tilla kanë ndodhur në tre muajt e fundit në vendin tonë?!
Nga MPB njoftojnë se nga muaji maj deri në muajin gusht të këtij viti, 10 këmbësor kanë humbur jetën si pasojë e vozitësve të pa përgjegjshëm në rrugë.
“Në periudhën prej datës 01.05.2023 deri më 30.08.2023, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në aksidente trafiku janë lënduar 194 këmbësorë, 64 me lëndime të rënda ndërsa 10 këmbësorë kanë humbur jetën”, thonë nga MPB.
Qytetaret ankohen se duhet të ketë kontrolle të shtuara nga ana e MPB-së.
“Ja këtu autobusi u ndal, njeriu kaloi dhe për fat një hap nuk e bëri në atë anë të autobusit. Unë ruhem edhe pse kam përparësi nuk e kaloj, e shoh që shpejte a ndalet a jo nuk e di.”
“Ka gjithçka, ka pejane ka gjithçka, këtu duhet 30 të shkojnë, Shteti duhet ta zgjedhe këtë punë, por parja, i jep para apo ka të njohur dhe për atë. “
Nga MPB njoftojnë se vetëm gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë kanë shqiptuar gjithsej 723 sanksione për drejtues mjetesh. Prej tyre, 42 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 423 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banuara dhe 300 automjete jashtë vendeve të banuara.
Nga MPB shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe bëjmë thirrje që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe siç thonë së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. /Alsat.mk