Kovaçevski në takim me Varhelyi: Maqedonia e Veriut duhet sa më parë të bëhet pjesë e BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot në Tiranë të Shqipërisë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ka realizuar takim me komisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi.

Siç njoftojnë nga kabineti i Kovaçevskit, në takim është konfirmuar mbështetja e BE-së për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është theksuar se Maqedonia e Veriut duhet sa më shpejtë të bëhet pjesë e BE-së.

“Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe informacione për situatën aktuale politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, lidhur me vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe hapat dhe vendimet që duhet të ndërmerren për të siguruar vazhdimësinë e integrimit evropian dhe në fund të plotë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe në përputhje me Kornizën Negociative të vendosur me BE-në”.

“Në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së Komisionit Evropian, i cili vlerësohet si një shans i mirë për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët, të cilët me këtë plan do të ndjehen pjesë e përfitimeve të anëtarësimit në BE edhe para se të anëtarësohemi. Siç u theksua, me këtë plan jemi më afër qëllimit, anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, thuhet në njoftim për takimin në mes Kovaçevskit dhe Varhelyi.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se procesi i integrimeve evropiane nuk duhet të bllokohet, para së gjithash, duke pasur parasysh se është kundër vullnetit të qytetarëve, por edhe për faktin se ndalimi i procesit të integrimeve evropiane për shkak të mospërmbushjes së detyrimet nga korniza e negociatave gjithashtu do të pengojnë të gjitha proceset e zhvillimit ekonomik dhe social të nevojshëm për ta afruar shoqërinë e RMV-së me standardet evropiane të jetesës.