Projekti i MPB-së për përshpejtimin e procesit për marrjen e dokumenteve të reja personale, të cilin e paralajmëroi ministri Oliver Spasovski, ka shkaktuar reagime të ndryshme te qytetarët.
Shumë prej tyre e mirëpresin idenë e krijimit të pikave të reja ku mund të fotografohen qytetarët pa u caktuar termin për pasaportë, letërnjoftim apo patentë shoferi, ndërsa të tjerë mendojnë se tani është tepër vonë për një gjë të tillë dhe se afatet janë ende shumë të gjata.
Por nga MPB janë decidë se ideja për hapjen e pikave të reja të punës po bëhet me qëllim që tu dilet në ndihmë qytetarëve të qytetit të Shkupit me rrethinë.
“Ne qëndrojmë në atë se diku mbi 1 milion qytetarë vetëm më i kanë ndryshuar dokumentet e tyre, dhe ky obligim në shumë qytete ka prfunduar, por ka mbetë vetëm qyteti i Shkupit me rrethinë ku kemi hasur shumë qytetarë që nuk kanë nxjerë dokumentet e udhëtimit, apo të identifikimit, dhe për qëllim që tju dilen në ndihmë këtyre qytetarëve që deri në muajin shkurt të vitit të kaluar të mund ti ndryshojnë të njejtat, MPB ka planifikuar pika të reja ku qytetarët do të mund të fotografohen për regullimin e dokumenteve personale”, u shpreh zedhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Angellovski theksoi se këto pika të reja të punës po bëhet për qytetarët të cilët nuk kanë pasur mundësi të marrin termin deri në muajin shkurt, por edhe sikur të mbesin një numër i qytetarëve pa i nxjerrë dokumentet personale për të njëjtit nuk parashihet asnjë gjobë.
“Po flasim për qytetarë të cilët nuk kanë pasur mundësi të marrin termin deri në muajin shkurt, dhe pikërishtë për to po bëhet gjithë kjo. Edhe për ato të cilët nuk do të nxjerrin dokumentet e reja nuk do të ketë asnjë farë lloj të gjobave, dhe këtë po e përsërisim vazhdimishtë, ne jemi në shërbim të qytetarëve, dhe të gjithë ato të cilët po plasojnë informacione të tilla se qytetarët të cilët deri në muajin shkurt nuk do ti nxjerin dokumentet e reja do të dënohet, janë vetëm spekulime”, theksoi Angellovski.
Ka qytetarë të cilët përshkak vonesës në termin e caktuara vendosin të nxjerin pasaportat e tyre përmes procedurës së përshpejtuar e cila kushton 6100 denarë, dhe e cila është për tri herë më e lartë se ajo e zakonshmja.