Shqipëria shpërblen tifozët e veçantë të Kombëtares Shqiptare tetë vite pasi u bë i njohur me imazhin e pazakontë: shqiponjën kuqezi në fytyrë.
Besmir Limani, ultrasi që u shfaq më një stil origjinal me simbolet kombëtare në Euro 2016, me rastin e ditëlindjes ka marrë si dhuratë nga presidenca e Shqipërisë pasaportën shqiptare.
Limani, nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, ka falënderuar Ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, për realizimin e kësaj ëndrra, duke premtuar se “Fytyra me shqiponjë” spikatë në stadiumet e Gjermanisë edhe në “Euro 2024”
“I nderuari Ministër
Të faleminderit publikisht për realizimin e ëndrrës për pajisjen me pasaportë shqiptare.
Në Gjermani Euro 2024 unë, Besmir Limani, “Fytyra me shqiponjë”, udhëtoj edhe me dokument Kuq e Zi!
I juaji,
B. Limani”