Demant nga komuna e Strugës ndaj deklaratave të kryetarit të komunës Pecakov dhe ndaj SHGM-së

Demant ndaj deklaratave të kryetarit të komunës Pecakov dhe ndaj SHGM-së

I nderuar z. kryetar i komunës së Ohrit,
Të nderuar gazetarë nga Ohri,

Komuna e Strugës reagon ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës së Ohrit dhe të SHGM-së (Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë) dhe beson se deklarata të tilla e konfirmojnë dhe e çimentojnë të vërtetën që ne, Komuna e Strugës, e kemi shprehur dy ditë më parë në takimin me ekipin e përzier të ekspertëve nga OKB-ja dhe RMV-ja.

Në fakt, fjalët e kryetarit të Ohrit janë krejtësisht identike me ato të ambasadorit të mëparshëm të Austrisë në RMV, i cili në një takim me kryetarin Merko i citoi të njëjtat fjalë se ata (Komuna e Ohrit) janë duke kryer detyrën e tyre, kurse Struga po na pengon?!

Nëse nuk kanë guxuar të mos e mbrojnë statusin e UNESCO-s, do të thotë se Komuna e Strugës “guxoi”?!

A është kryetari i Komunës së Strugës një “praktikant në detyrë” i cili duhet ta dijë se për këtë janë kompetente më shumë institucione nga niveli qendror dhe lokal?

A nuk dimë të lexojmë raporte dhe vërejtje?! A ju dukemi analfabetë?!

Po, është e vërtetë që ju, kryetar i komunës së Ohrit, keni komunikim të shkëlqyer me UNESCO-n dhe me institucionet dhe organizatat të ngjashme vendore dhe ndërkombëtare. Po, por është gjithashtu e vërtetë që në të gjitha ato takime shpreheni në mënyrën më negative, fyese, tinëzare dhe në mënyrë të të pavërtetë. Po, e gjithë kjo është e kundërta e asaj që “nuk kërkojmë fajtor gjetiu nëse ti e bën punën sipas ligjit”.

Nga ana tjetër, të nderuar gazetarë nga Ohri, që po thirreni ose do të thirreni, duam t’ju rikujtojmë me fakte se sa mjete financiare keni pasur në dispozicion, nga viti 2018 deri në fund të vitit 2021, nga buxheti i Komunës së Ohrit me qëllim të informimit, raportimit, promovimit, mbrojtjes apo aktiviteteve të ngjashme të kësaj komune.

Po, për ju janë shpenzuar rreth 300 mijë euro, gjë që shihet nga raportet për punën e K. Pecakovit.

Po, nëse kemi gabuar, sinqerisht u kërkojmë falje të gjithë gazetarëve dhe SHGM-së, por në të njëjtën kohë duhet t’ju parashtrojmë një pyetje: a do të flisni e shkruani mirë për Strugën dhe rrethinën nëse Komuna e Strugës ju vendos në listën e pagesave nga mjetet buxhetore, për projekte, ngjarje dhe mbrojtje që realizohen në Strugë?

Po, e nderuara SHGM, edhe ju duhet tia pranoni vetes se askush nga gazetarët nuk ka shkruar të paktën një fjalë të bukur për Strugen, me përjashtim të gazetarëve të vërtetë profesionistë.

A po i diskreditojmë me të vërtetë mediat nëse i quajmë “media të paguara”, në këtë rast për ata nga Ohri, kur edhe ju keni qasje se ato media vërtet “paguhen” nga buxheti i asaj komune?

Edhe një herë ju kujtojmë juve dhe gjithë publikut se nuk jemi sjellë asnjëherë në mënyrë të pahijshme dhe me akuza të rënda ndaj mediave, nuk do të ndodhë kurrë, por ne jemi në kërkim të së vërtetës që “dikush/disa” e shtrembërojnë qëllimisht dhe me keqdashje atë dhe për këtë arsye ne gjithmonë do të reagojmë.

Me respekt për kryetarin e komunës së Ohrit dhe SHGM-në!

Për informacion më të detajuar rreth pagesave, ju lutemi klikoni dhe lexojeni lajmin e plotë në:

Komuna e Strugës, 06.10.2023