Qeveria do të rishqyrtojë vendimin për rritjen e normës së TVSH-së nga 5 në 10% për disa prej produkteve që sipas ndryshimeve të fundit ligjore në ligjin e TVSH-së, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Financave u etiketuan si “luks” dhe ranë nga grupi i artikujve ushqimorë bazë për të cilët TVSH është 5%, informon PRESSonline.al
Ndryshime, mëson Tellma, sigurisht që do të bëhen në produktet e qumështit, si djathi, gjiza dhe djathi. Por edhe për produkte të tjera.Gjithashtu do të vlerësohet edhe mundësia e normave të reja të TVSH-së prej 10% për importin e disa frutave dhe perimeve tropikale.
Vendimi për mbi 1600 produkte që tatohen me TVSH 10% është publikuar në Gazetën Zyrtare më 28 shtator. Por, për një numër të madh produktesh, sipas burimeve të Tellmës, vlerësohet si i paqartë dhe i pazbatueshëm në praktikë.