Mbrojtja ajrore ruse ka shkatërruar 31 dronë ukrainas mbi rajonet kufitare të Belgorod, Bryansk dhe Kursk gjatë natës, tha të mërkurën Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Në një postim në Telegram, ministria tha se kishte stopuar tentativat për “sulme terroriste” të Ukrainës në territorin rus.
Ministria pohoi gjithashtu se një avion i Forcave Ajrore Ruse parandaloi një përpjekje të Ukrainës për të “infiltruar” Krimenë me “një varkë të shpejtë ushtarake dhe tre ski jet”, të cilat po shkonin drejt Kepit Tarkhankut, pika më perëndimore e gadishullit të pushtuar.
Ukraina ka shtuar sulmet ndaj Krimesë në javët e fundit. Të martën, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se mbrojtja ajrore e saj shkatërruan një raketë anti-anije të Ukrainës Neptun pranë gadishullit.