Sot para 28 viteve u krye tentativa e dështuar për të vrarë ish-presidentin Maqedonisë Kiro Gligorov. Ai i mbijetoi sulmit me lëndime të rënda në kokë, por ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u lëndua edhe truproja Ilço Teovski. Gjithashtu, plagëve të marra iu nënshtrua edhe Risto Haxhimanov, pensionist dhe kalimtar i rastit.
Sulmi u krye me një makinë me vendosjen e bombës në ora 9:50 të mëngjesit në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorovi me veturë zyrtare ka lëvizur nga rezidenca e tij për në vendin e punës në Qeveri. Bomba e vendosur në makinë “Citroen ami 8” shpërtheu teksa makina e presidentit ishte në lëvizje.
Ende nuk janë të njohur se kush është porositësi dhe ekzekutorët e atentatit. Gligorov ka shkruar libër autobiografik “Antenat – një ditë pas asaj” të cilën e promovoi në vitin 2002. Gligorov e mbajti postin e presidentit në dy mandate nga viti 1991 deri në vitin 1999. Ai vdiq më 1 janar 2012 në moshën 95-vjeçare.