Shënon rritje çmimi i energjisë elektrike për shtëpitë e banimit! ESHS: Çmimi mesatar është 6.737 denarë për një kilovat orë

Në gjysme vjetorin e parë të këtij viti çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë është 6,737 denarë për një kilovat orë, që paraqet rritje prej 3,9 për qind në krahasim me gjysmë vjetorin e dytë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, çmimi mesatar i energjisë elektrike, pa tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për konsumatorët përfundimtarë, përveç amvisërive, sillet nga 6,980 deri në 11,744 denarë për kilovat orë sipas grupeve të konsumatorëve.

Çmimi mesatar i gazit natyror, pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, sillet prej 40,357 deri në 57,790 denarë për metër kub, normal sipas grupeve të komsumatorëve.

Çmimi mesatar me pakicë i gazit natyror për amvisëri është 69,614 denarë për metër kub.