Disa shkolla ndalojnë përdorimin e celularëve

Ndalesa e përdorimit të telefonave celularë në orë të mësimit tashmë ka filluar të praktikohet nëpër disa shkolla të vendit. Në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, nxënësit që përdorin celularët mund të ballafaqohen me tërheqje të vërejtjes, qortime, madje edhe me dërgim të nxënësit tek instancat më të larta, përkatësisht te drejtori, pedagogu apo edhe psikologu. Sipas rregullores interne të shkollës, dënimi më i lartë që parashihet është marrja e telefonit.


Përdorim kohë pas kohe, që telefonat ti lëmë në bankë ose në ndonjë kuti te banka e profesorit. Këtë e kam bërë edhe unë edhe kolegët e tjerë dhe fotografia në klasa ndryshon 100 për qind, besoni se 100 për qind. Telefonin ai nuk e ka afër, nuk e përdor, por së paku nuk e ka shikimin vazhdimisht se e ka telefonin larg. Koncentrimi, mbarëvajtja e procesit, mësimi është 100 për qind ndryshe. Edhe vetë janë bind nxënësit se paska vërtet efekt,” Bekim Trolli, Ndihmësdrejtor në SH.M “Zef Lush Marku”.

Sipas drejtuesve të shkollës ka nxënës që kundërshtojnë këtë rregullore, por duhet domosdoshmërish të respektohet. Shumica e nxënësve vlerësojnë se ky rregull është në të mirën e tyre.


“Nuk është e drejtë të jetë e lejueshme mbajtja e telefonave në orë të mësimit, por ne edhe si nxënës tani kemi filluar gati çdo ditë me 7 orë. Kur jemi në ndërrimin e pasdites në 7 në shtëpi. Ka disa që jetojnë më larg dhe për ta duhet të lejohet telefoni. Domethënë për këto nxënës duhet të ketë pak tolerim…” – Gresa Ibraimi, nxënëse

“Unë jam kundër përdorimit të telefonave gjatë orës së mësimit, mirëpo nuk mendoj se duhet të ndalohen rreptësishtë, sepse nuk ju dihet rasteve urgjente, mundet prindit i duhet fëmija diçka urgjentisht dhe duhet të ketë prej ku ta kontakton… ” – Hana Zeneli, nxënëse.


“Ka ndodh që dikush e ka përdor telefonin në klasë, ka marrë qortime nga profesori, shpresoj nuk do përsëritet më, pasi është disrespect ndaj profesorit pasi ai shpjegon dhe ti nuk e ke mendjen te ai.” – Albin Veliu, nxënës


“08:47 Mendoj se koncentrimi do të jetë në nivel më të lartë kur telefonat nuk janë në përdorim, sepse telefonat gjatë orarit mësimorë gjithçka që shkakton është vetëm dekoncentrim…” – Venes Jonuz, nxënës

Përfaqësuesit e shkollës thonë se vendimi për ndalesë të celularëve gjatë orës së mësimit, është praktikuar edhe më herët individualisht nga profesorët dhe lidhur me këtë kanë mbështetje të pa rezervë nga ana e prindërve. /alsat.mk