Zgjerohet lista e çmimeve të ngrira, Qeveria vendosi uljen për 10 % të pijeve

Lista e artikujve me çmime të ngrira u zgjerua sot. Vendimi i Qeverisë, i cili nga nesër do të hyjë në fuqi tregon se të gjitha pijet joalkoolike, uji i gazuar dhe natyral si dhe nga pijet alkoolike vetëm birrat do të ulen për 10% dhe të njëjtat çmime do të ngrijnë deri më 30 nëntor. Qeveria mori vendim edhe për marzhën e frutave dhe perimeve për tregtarët me shumicë për 10% dhe shitjes me pakicë me 15% më lirë. Me këtë masë pritet çmimet e frutave dhe perimeve të ulet deri më 30% sipas analizave të Ministrisë së Ekonomisë. Thirrja e autoriteteve është që marketet t’i vendosin etiketat që sonte nëpër rafte dhe frigoriferë të pijeve me çmime të garantuara në mënyrë që nesër mos të ndëshkohen me gjoba të majme deri në mbyllje. Kryeministri Kovaçevski tha se nuk do ketë kompromis për shkelësit.

“Morëm vendim të ri për uljen e çmimeve në tregtinë me pakicë dhe shumicë për këto produkte: birra e lehtë dhe birra e llojit lager, pijet e pa gazuara dhe të gazuara me përjashtim të pijeve energjetike. Uji mineral i gazuar dhe uji natyral pa gaz. Me këtë vendim çmimet më të larta të prodhukteve vërtetohen në nivelin, me përjashtim të çmimeve në aksion-promocion, të cilat janë vërtetuar më 19 shtator 2023”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Vendimet pothuajse nuk respektohen fare nëpër tregje të gjelbra ku nuk përdoren arkat fiskale. Në rastet kur disa perime nuk ishin në treg gjatë gushtit, kurse tani në këtë sezon shiten me çmime të larta, janë specat e ajvarit, për të cilat aktualisht çmimi mesatar sillet rreth 50 denarë për kilogram. Në këtë masë nuk është i përfshirë as vaji për gatim, megjithëse janë në shportën konsumatore si produkte bazë. Kryeministri Kovaçevski tha se me masa autonome do të rregullohen edhe këto lloje të fruta perimeve.

“Po ashtu do të pasojnë vendime të reja që kanë të bëjnë me masa autonome në shpenzimet e importit për një numër të madh të produkteve që përfshihen edhe këto perime të cilat do të ndikojnë në uljen shtesë të çmimeve. Para neve janë në vazhdime dhe vendimet për pagesa të importuesve për perimet e freskëta, orizit dhe agrumeve siç kanë limoni, mandarinat dhe portokalli si dhe zvogëlimi i tarifave doganore të prodhimeve të qumështit me yndyrë, mbi 10%. Këto vendime do të sillen ditëve në vazhdim”, theksoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Parashikimet Ministrisë së Ekonomisë duke iu referuar rritjes së pagës mesatare për 14.1%, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar dhe rënies së inflacionit në produktet ushqimore që deri në fund të këtij viti pritet të ulet në kuotën ndërmjet 5-6%. Kurse, inflacioni i përgjithshëm deri në fund të dhjetorit pritet të mbetet 7-8% dhe në këtë mënyrë rritja pagave do ta kaloj nivelin e inflacionit nga muaji korrik. /Alsat.mk