Pothuajse 150 milionë euro është mbështetja buxhetore për kompanitë vendase dhe të huaja këtë vit, ose pesë herë më e lartë krahasuar me pesë vite më parë. Fitimet e riinvestuara gjithashtu përjashtohen për dy arsye. Gjatë krizës së Covid, kompanitë u mbështetën nga një sërë masash nga shteti. Sipas parimit të solidaritetit, ato kompani që kanë realizuar fitime shtesë, si rezultat i zhvillimeve të vitit të kaluar në treg, dhe një pjesë e madhe e të cilave kanë përdorur masat e mëparshme të qeverisë, duhet të kontribuojnë nëpërmjet pagesës së taksës së solidaritetit, mjete që do të të përdoren ekskluzivisht për masat e reja të paketës kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë. Kështu ka thënë ministri i Financave, Fatmir Besimi për “TV24”.
“Nëse shikojmë prapa vetëm nga viti 2017 e tutje, subvencionet direkte në ekonomi në bazë të investimeve dhe në bazë të programeve tjera, drejtpërdrejt nga buxheti prej 1,9 miliardë denarë në vitin 2017, këtë vit janë rritur në 7,76 miliardë denarë, përveç kësaj, nesër kemi diskutim komisioni për rritjen e këtyre mjeteve për 1,3 miliardë denarë shtesë.
Mbështetja e shtetit për ekonominë është serioze, le të marrim për shembull periudhën e krizës së Covid-it – kishte kredi të favorshme nga BEI, linja krediti pa interes, një skemë garancie. Po ashtu, tani janë siguruar edhe 100 milionë euro shtesë nga BEI dhe 50 milionë euro nga Banka e Këshillit të Evropës”, theksoi Besimi.