Sulm ndaj infrastrukturës së energjisë në Ukrainë

Rusia ka kryer një prej sulmeve më të mëdha me raketa që javët e fundit kanë goditur Ukrainën, duke goditur ndërtesa të energjisë. Si pasojë e sulmeve është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në pesë rajone ukrainase. Zyrtarët thanë se të paktën 18 persona janë plagosur nga sulmet ajrore, përfshirë edhe një vajzë 9-vjeçare, ndërkaq një guvernator rajonal tha se dy persona janë vrarë në granatimet gjatë natës. Ukraina për muaj të tërë ka riparuar infrastrukturën që u dëmtua gjatë sulmeve në dimrin e kaluar, pasi pothuajse gjysma e sistemit të energjisë së shtetit u shkatërrua nga sulmet e Moskës.