Një mjek italian, Stefano Montanari në një intervistë ka shokuar teksa e ka quajtur koronavirusin thjesht një grip që prek mushkëritë. Ai ka pretenduar prej kohësh se epidemia aktuale është një mashtrim gjigant i mediave.
Dr. Montanari thotë se është një virus që shërohet vetë nga organizmi, dhe nuk ka nevojë për masa ekstreme si ato që po vendosin qeveritë në botë.
Sipas tij, koronavirusi po përdoret për një rindarje të pasurisë së botës, ku më të pasurit do të bëhen akoma më shumë më të pasur dhe do të thellohet varfëria. Mjeku shokon më tej teksa ka thënë se vetëm tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Ai u shpreh:
Ne duhet të tregojmë se ka vetëm 3 të vdekur. Vdekjet e tjera vijnë nga oktogenarianët që kishin kancer ose diabet. Në Itali 650,000 njerëz vdesin çdo vit, dhe ndoshta më shumë se gjysma do të kenë gjithashtu koronavirus. Kemi 20,000 vdekje në vit nga gripi, 49,000 nga infeksione të kontraktuara në spitale. Dhe nëse kërcej nga kati i 10-të dhe gjithashtu kam një ftohje, nuk mund të argumentohet se vdiqa nga një ftohje.
Lidhur me vaksinën, ai thotë se nuk mund të funksionojë, sepse kemi të bëjmë me një virus që nuk krijon imunitet. Sipas tij, është një mashtrim botëror dhe multimilioner, sepse duke u vaksinuar të gjithë do të ngrihet një biznes kolosal.
Mjeku shtoi:
Koronavirusi siç është ftohja e zakonshme ose tetanozi nuk do të kenë kurrë një vaksinë që do t’i japë pacientit imunitet të përgjithshëm përgjithmonë. Ju nuk mund të vaksinoheni kundër ftohjes, tetanozit, mund të sëmureni herë të panumërta me këto viruse. Vaksina e përjetshme është një mashtrim.
Burimi: affaritaliani.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA