Shpërndanin drogë në Itali/ Arrestohen 45 persona, mes tyre 31 shqiptarë

Policia Italiane ka arrestuar 45 persona që shpërndanin lëndë narkotike në zonat Alba dhe Bra. .

Mes 45 personave që merreshin me shpërndarjen e drogërave të forta, 14 janë shtetas italianë dhe 31 janë shtetas shqiptarë.

Hetuesit italianë thonë se përmes klientëve mundën të bien në gjurmët e shpërndarësve të drogës, duke identifikuar edhe bazat e tyre.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar:

860 gram kokainë

415 gram marijuanë

8.9 kg hashash

12,930 euro

600 gram vaj kanabisi

Pistoletë gjysmë automatike

22 fishekë 9X21;

6 fishekë të tjerë

Një banesë e përshtatur për kultivim kanabisi

Materiale për peshimin dhe paketimin e drogës

Disa nga shqiptarët e arrestuar gjatë mega-operacionit:

Serxho Avdulla, datëlindja 08.28.1999

Florjan Perlika, i njohur si “Marco”, datëlindja 07.13.1994

Mevlut Shkalla, datëlindja 06.05.1997

Mateo Ceka, datëlindja 29 gusht 2003

Alfred Gjohilani, datëlindja 10.01.1983

Albert Hashimi (Albert Gjonaj), datëlindja 08.30.1985

Emanuel Lleshi, datëlindja 03.05.1992

Angjelin Lokani, datëlindja 06.07.1987

Lorenc Dogs(i), datëlindja 07.11.2003

Renato Shkoza, datëlindja 16 gusht 1995

Klaudio Topalli, datëlindja 02.09.2003

Zef Gjoni, datëlindja 03.22.1982

Irena Gjoni, datëlindja 02.01.1990

Eliona Lokani, datëlindja 08.25.1997

Mirela Lufi, datëlindja 5.08.1986