Goli i Jasir Asanit në ndeshjen përballë Polonisë, është zgjedhur nga UEFA si goli më i bukur i raundit të gjashtë të EURO 2024.
Goditja e tij në minutën e 37 të takimit, që i dha Shqipërisë avantazhin, është votuar si goli më i bukur i kësaj faze eliminatore.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që një gol i kombëtares shqiptare votohet si më të bukurit. Fillimisht ishte po Asani që me perlën e tij kundër Moldavisë mori çmimin, ndërsa në listë u shtua edhe Nedim Bajrami në fitoren 1-3 kundër Ishujve Faroe.