Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,44 % në raport me vendimin e datës 14.9.2023.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,060 %, te nafta për 1,541 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,405 % dhe te mazuti për 0,656% .
Nga data 16.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 90,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 92,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 86,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 85,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 47,304 (denarë/kilogram)