Në Bruksel filloi skrining takimi për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitullin 21- Rrjetet trans-evropiane

Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 15 – Energjetika dhe Kapitulli 21 Rrjetet transevropiane, si pjesë e Agjendës së gjelbër i Klasterit 4 ndërlidhja e qëndrueshme.

Takimin e hapi Sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Zëvendëse e kryenegociatorit me BE-në, Drita Abdiu-Halili, e cila në fjalën e saj hyrëse tha se zhvillimi i sektorit energjetik qëndron lartë në agjendën e Qeverisë, duke theksuar se në vitet e fundit janë miratuar më shumë ligje, duke përfshirë edhe Strategjinë për zhvillim të energjetikës deri në vitin 2040 në përputhje me klimën politike dhe energjetike të BE-së.

-Qeveria është e përkushtuar në reformat energjetike, jo vetëm se ato janë kusht kyç për aderimin e vendit në BE, por edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për shfrytëzuesit e energjetikës, shtoi Abdiu-Halili.

Ajo përmendi se Maqedonia e Veriut, njësoj si edhe pjesa tjetër e Evropës, përjetoi vështirësi lidhur me COVID-19, por edhe rritja e shpejtë е çmimeve të gazit natyror dhe energjisë elektrike për arsye të agresionit rus në Ukrainë, gjë që nuk ndikoi që Qeveria të tërhiqet nga investimet në agjendën e gjelbër dhe mjedisit të shëndetshëm.

Edhe pse kjo vështirësi detyroi shumë vende ti koncentrojnë përpjekjet e tyre në menaxhimin me krizat në vend të reformave sistematike, vendi ynë mbetet lartë e fokusuar në zhvillimin e energjisë së pastër dhe diversifikimin e resurseve energjetike – theksoi Zëvendësja e kryenegociatorit, Abdiu-Halili në fjalën e saj hyrëse.

Abdiu-Halili iu falënderua përfaqësuesve të Komisionit Evropian për bashkëpunimin e deritanishëm, duke e theksuar se vlerësojmë dhe për ne është e rëndësishme gatishmëria e institucioneve evropiane për të kontribuar Maqedonisë së Veriut për ta zhvilluar potencialin e saj në përgjithësi.

Delegacionin e skrining takimeve për kapitujt e përbëjnë përfaqësues të disa institucioneve shtetërore, Sekretarja shtetërore në Ministrënë për Ekonomi, Razmena Çekiq-Duroviq, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, përfaqësues nga Operatori i sistemit elektrotransmetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut (Sh.A. MEPSO), Operatori nacional i tregut të energjisë elektrike (MEMO), Shoqëria Aksionare për ushtrimin e veprimtarisë energjetike përçimit të gazit natyror NOMAGAS Shkup, Termocentralet e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria e sigurisë nga rrezatimi dhe përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Skriningu bilateral për Kapitullin 15 dhe Kapitullin 21 do të vazhdojnë edhe nesër, ku si pjesë e Agjendës së gjelbër janë harmonizimi i legjislaturës së BE-së në këtë fushë dhe planet e ardhshme për vendosjen e stendave evropiane dhe përforcimi i kapaciteteve.