Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetik ka marrë vendim për rritjen e çmimit të derivateve të naftës mesatarisht për 1.54%, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1), rriten për 2,00 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 2.50 denarë/litër

Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten me këto çmime:

ЕUROSUPER BS – 95 do të shitet për 90,00 (denarë/litër)

ЕUROSUPER BS – 98 do të shitet 90,50 (denarë/litër)

ЕURODIZEL BS (D-Е V) do të shitet për 86,00 (denarë/litër)

Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) do të shitet për 85,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shitet për 47,304 (denarë/kilogram).