Sot zyrtarisht nisën punimet për ndërtimin e Korridorit 8. Ambsadroja e Amerikës Anxhela Ageler, zv.kryeministri Grubi shtypn sustën e fillimit të mbarë të kësaj atustrade.
Ambasadorja e SHBA-së Anxhela Ageler u shpreh e lumtur që kompani amerikane me famë do ta ndërtojë këtë rrugë, përcjell TS.
“Jam shumë e lumtur që jam këtu, më duket sikur dje, por kaluan shumë shpejtë gjashtë muaj që kur u nënshkrua marrëveshja për këtë projekt. Në emër të ambasadës së Amerikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe biznesit amerikan jam shumë e lumtur që shoh këtë konzorcium me famë botërore duke i ndërtuar këto rrugë që janë shumë të rëndësishme për njerëzit e këtij vendi. Ne erdhëm nga një rrugë shumë e ngushtë dhe besoj se qytetarët do t’i gëzojnë kjo rrugë të re dhe e lehtë për të qarkulluar.” u shpreh Anxhela Ageler, ambasadore e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut.