Mediat serbe e kërkojnë dënimin e Dakut për tatuazhin “Katana 138”

Mirlind Daku ishte protagonist i Kombëtares shqiptare mbrëmë duke e shënuar golin e qetësisë ndaj Polonisë, pak minuta pasi hyri në fushën e blertë.

Sulmuesi kosovar festoi duke e hequr fanellën, ndërsa në shpinën e tij u pa tatuazhi “Katana 138”, kushtuar komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Ramadani – Katana, i rënë në Betejën e Koshares, i shpallur më pas hero kombëtar, shkruan “Gazeta Express”.

E ky fakt ka ngritur pluhur në Serbi.

Tatuazhi ngriti shumë pluhur në publikun serb dhe mediat e shtetit fqinj po pyesin nëse UEFA do të reagojë për këtë dhe nëse do ta dënojë sulmuesin kosovar.

Nga ana e tij, futbollisti shqiptar nga Kosova e dha një mesazh të fuqishëm dhe emocionues pas lojës.

“Golin ua dedikoj të gjitha viktimave në Kosovë që dhanë gjithçka për atdheun e tyre, që sot të luajmë këtu dhe të bashkojmë të gjitha trevat shqiptare”, deklaroi sulmuesi.

Krahas golit të Dakut, ndaj polakëve shënoi gol spektakolar edhe Jasir Asani.

Gjegjësisht, në shpinë ai ka një imazh të tatuazhuar të Agim Ramadani Katanës, komandantit shqiptar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kërkoi pavarësinë nga Serbia. Ai vdiq në betejë gjatë Betejës së Koshares në vitin 1999, ndërsa pas luftës u shpall hero në Kosovë.