Sot 30 vjet pa vëllezërit Qemal dhe Mehdi Iljazi nga Frëngova, tragjedia që u mori jetën në datën 8 shtator 1993!

Sot 30 vjet pa vëllezërit Qemal dhe Mehdi Iljazi nga Frëngova, tragjedia që u mori jetën në datën 8 shtator 1993!

Pasi u kthyem me nënën nga njerëzit tanë në Strugë, të parët që bënë vizitë në shtëpinë tonë në Librazhd, në shtator të vitit 1993, ishin kushurinjtë tanë, vëllezërit Qemal dhe Mehdi Iljazi, që jetonin në Frëngovë.

Dy djem të rinj, shumë simpatikë dhe me humor, që e donin shumë nënën. Dhe që e ftuan që të bënte vitin e ri në shtëpinë e tyre.
Qemali ishte vëllai i madh, profesori i fizikës në shkollën e mesme Ladorisht, kishte qënë në Tiranë, për të rregjistruar vëllanë e vogël, Mehdiun, që do të ndiqte studimet në Universitetin shtetëror të Tiranës.Të lumtur pas kësaj, që kishin arritur, të dy vëllezërit u kthyen për vizitë në shtëpinë tonë.
Nuk kishte gëzim më të madh për nënën, kur ata e futën mes tyre dhe e puthnin sikur donin të “zbarkonin” mallin, që ishte grumbulluar prej vitesh, pa menduar kurrë, se ajo ishte takimi i fundit me ta.
Kaluam një darkë të këndëshme në shtëpinë tonë, pinë verë kabërne dhe u kënaqëm shumë me dy vëllezërit, të bukur si drita, që falnin vetëm dashuri, mirësi.

Megjithë lutjen tonë, që të flinin aty, ata ngulën këmbë, që të dilnin në rrugë, se Frëngova nuk ishte as një orë rrugë dhe se nëna i priste dhe do bëhej merak.Ne do ti japim lajmin e gëzuar, se Mehdiu do të ndjekë studimet në degën e Juridikut dhe ndoshta do të jetë juristi i parë shqiptar që arsimohet në Shqipëri, që do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

I përcollëm me nënën deri në xhadenë kryesore, me merakun e udhëtimit natën.
Gjëma e natës, që na mbuloi me dhimbje të nesërmen.

Një telefonatë e djalit të tezes, Metatit, ishte një bombë, që mbushi me dhimbje e trishtim të thellë, jo vetëm familjen tonë, por tërë fisin.Ai njoftoi se duhej të shkonim në varrimin e dy vëllezërve, që ishin vrarë aksidentalisht, vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tyre në Frëngovë.Makina që udhëtonin, makinë-skodë, kishte dalë nga rruga në të djathtën e saj dhe kish zënë poshtë dy vëllezërit.

Mora rrugën e vetme, pa vënë në dijeni nënën, pasi trembesha se nuk do ta përballonte dot këtë dhimbje, vërtetë therëse, që ishte e vështirë për cilindo që e dëgjoi dhe e përjetoi.

Kishte qënë mëngjesi i të nesërmes, që kishin mundur të nxjerrin trupat e djemve, pasi dhe për shkak të dëmtimit të madh, të përcilleshin po atë ditë.

Ata nuk mundën të tregonin se cfarë kënaqësie kaluam bashkë në shtëpinë tonë, në qytetin e Librazhdit, por mua më mbeti peng, përse nuk i ndalova me cdo kusht, që të kalonin natën aty.Nëse do të kishte ndodhur kështu, ata do të kishin realizuar ëndërrat e tyre për jetën dhe nuk do të hidhja këto rrjeshta të mbushur me dhimbje.

Marrën nga libri “Kjo ështê jeta ime’, autore: Zenepe Luka.