Një raund mjafton, në Manchester Florian Marku e mposht për punë sekondash kundërshtarin

Florian Marku nuk e vendos në dyshim fitoren ndaj Dylan Moran teksa boksieri shqiptar e mposhti kundërshtarin për 54 sekonda. Në Manchester, grushtat e Markut ishin tepër për kundërshtarin duke detyruar arbitrin të ndërhyjë dhe t’i japë fitoren 30-vjeçarin me Knock Out teknik.

Një ndeshje e madhe me Markun që ishte tepër i frymëzuar duke vendosur kështu në kasafortë fitoren dhe rekordin e radhës. Tashmë, Marku pret kundërshtarë edhe më të fortë për të rritur edhe më shumë emrin e tij në skenat më të rëndësishme të boksit në Angli.