Në tremujorin e dytë, mbi 8 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.62%, përkatësisht numri i tyre është 8.059, tregojnë të dhënat e Enti Shtetëror për Statistikë.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka në sektorin B – Miniera dhe nxjerrja e gurorëve 3.33%, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorët D – Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar e cila është 0.25%.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 3-9 kanë shkallë më të lartë të vendeve të punës, që shënon 2.25%.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 688, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.