Turqia planifikon të ndalojë përdorimin e telefonave nga nxënësit

Në vitin e ri shkollor në Turqi është planifikuar ndalimi i përdorimit të telefonave nga nxënësit gjatë orëve të mësimit.

Kështu deklaroi ministri turk i arsimit, Yusuf Tekin, në një konferencë me përfaqësues të institucioneve arsimore nga i gjithë vendi, njoftoi uebfaqja Haberler.

– Po shqyrtojmë zbatimin e masave për të parandaluar përdorimin e celularëve dhe pajisjeve dixhitale nga nxënësit gjatë kohës që janë në shkollë. Është e gabuar të lejohen celularët dhe pajisjet dixhitale në institucionet arsimore sepse varësia dixhitale ngadalëson procesin arsimor, tha Tekin.

Nuk saktësohet nëse kjo masë do të zbatohet si për shkollat shtetërore ashtu edhe për ato private.