Spasovski: Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë parandaluar 5.018 tentativa për kalime ilegale

Në luftën kundër migrimit ilegal – në gjysmën e parë të vitit 2023, kemi shkatërruar një grup të organizuar kriminal prej 17 anëtarë, janë parandaluar 5.018 tentativa për kalime ilegale, janë zbuluar 36 raste të kontrabandimit të 286 migrantëve për çfarë janë ndjekur penalisht 28 persona, ka publikuar në profilin e tij zyrtar Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

“Falë operacionalizimit të Marrëveshjes FRONTEKS ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian për aktivitetet operative të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po shënojmë rezultate të larta në pjesën e luftës kundër migrimit ilegal. Vazhdojmë!”, shkruan në statusin në FB të Spasovskit.