Qeveria e Maqedonsië së Veriut në seancën e sotme e miratoi Infromacionin për formimin e grupit të punës për realizimin e projektit “50 fshatra, 50 tregime”.
Sipas Qeverisë, me këtë projekt sunohet zhvillimi rural dhe targeton fshatrat me potencial për agroturizëm, turizëm, zhvillim socio-ekonomik etj.
“Pritjet nga ky projekt është rritja e numrit të turistëve, revitalizimi i infrastrukturës turistike në mjediset rurale, rritja e investimeve turistike në vendet rurale, promovimi i formave alternative të turizmit si dhe agroturizmi, gastroturizmi, turizmi aventurë, etno turizmi, eko turizmi, turizmi i gjahut si dhe pengimi nga migrimi nga këto vende rurale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Ky projekt propozohet nga zv.kryeministri në koordinim me resoret ekonomike, ndërsa projekti fillon ky vit deri në vitin 2026.