Hyrja në BE hap treg mbi 500 milionë euro për tregun e prodhimeve bujqësore

Vazhdimi i rrugës sonë evropiane siguron një të ardhme të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët dhe shtetin, por gjithashtu hap mundësi të mëdha për zhvillimin dhe përmirësimin e bujqësisë dhe përfitime të mëdha për fermerët tha sot Trajan Dimkovski, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ujëra.

TRAJAN DIMKOVSKI, KRYETAR I KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE UJËRA

“Me hyrjen në BE na hapet një treg prej mbi 500 milionë konsumatorë potencialë, ku fermerët e Maqedonisë së Veriut do të mund të ofrojnë dhe tregtojnë produktet e tyre. Bashkimi Evropian, përmes masave të programit IPARD 3, deri më tani ka ndarë gjithsej 217 milionë euro për mbështetje direkte për prodhuesit tanë bujqësorë. Me anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, kjo mbështetje vetëm do të rritet. Sipas përvojave të mëparshme, fondet evropiane rriten 10-11 herë me anëtarësimin në BE”.

Domovksi rikujtoi që programin IPARD 3 po e nisim fillimisht në rajon dhe se buxheti është rritur për 62 %.“Janë gjithsej 120 milionë euro fonde evropiane të pakthyeshme për bujqësinë. Vazhdimi i rrugës evropiane është kyç për të pasur ushqim vendas sa më cilësor dhe fermerë të respektuar të cilëve mundi dhe puna e tyre vlerësohet”, tha Dimovski.