Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka dhënë shifra alarmuese nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese. Sipas Osmani Maqedonia e Veriut do të humb 1 miliard Euro fonde direkte nga Bashkimi Evropian, përcjell TS.
“Mbi 1 miliard Euro fonde në vit direkt nga BE i humb shteti përshkak se opozita bën lojra politike me bllokimin e integrimit” ka shkruar Bujar Osmani një herësh edhe shef i OSBE-së dhe Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.