FC Struga: Nesër kundër Breidablik pa trajnerin Duro dhe sulmuesin Radeski!

Struga Trim Lum në prag të ndeshjes së parë kundër Breidablik nga Islanda, e vlefshme për fazën “play-off” në Ligën e Konferencës, po has në probleme, pasi përveç mungesës së sulmuesit Marjan Radeski, do të ketë mungesë edhe trajnerin Shpëtim Duro.

Një gjë të tillë bëri të ditur vetë strategu ynë në Konferencën për shtyp, në të cilën foli edhe për pritshmëritë dhe shanset e skuadrës për tu kualifikuar për më tej.

“Sigurisht tani morra vesh se kam dënim prej një ndeshje nga UEFA, por patjetër që duhet ta pranojë, është dënim i merituar, sepse pas ndeshjes kam dalë jashtë natyrës sime, ngarkesa e madhe dhe provokimet e stolit të Lusemburgut, bënë që të dalë jastë konttollit. Dënim është plotësisht i merituar, patjetër më vjen keq që nuk do ta drejtojë nga afër skuadrën, por me ndihmën e stafit tim, me të cilët tashmë një kohë punojmë bashkë them se çdo gjë do të shkojë mirë” – u shpreh trajneri ynë, i cili ndeshjen e nesërme në Ohër do ta ndjek nga tribunat, njëjtë sikurse dhe Marjan Radeski, që në ndeshjen e fundit kundër Swift Hesperange ishte ndëshkuar me kartonë të kuq, vetëm pas 15 minutave lojë.